SISTEMI OPERATIV I KLINIKËS TUAJ

Gjithçka e klinikës, në një vend.

Termine, pacientë, vizita, pagesa dhe raporte në një platformë të vetme. Pa konfuzion për stafin, më shumë kontroll për klinikën.

  • Shërbime klinike dhe estetike
  • 15+ module që përshtaten sipas kërkesave tuaja
  • 5+ role stafi
  • Aplikacion në cloud pa nevojë instalimi
  • Çdo ditë backup i sigurt
  • Mundësi që të instalohet në serverin tuaj lokal
Rezervim pa konflikt orari Çdo slot respekton mjekun, dhomën dhe disponibilitetin
Profil i plotë i çdo pacienti Historiku, vitalët dhe nënshkrimet nga vizita e parë
Faturim dhe borxhe, gjurmuar Çdo pagesë e regjistruar, çdo borxh me emër pacienti
5 role stafi, qasje e ndarë Çdo anëtar i ekipit sheh vetëm çfarë i takon

Platforma

Sistemi që stafi hap çdo mëngjes

Nga pacienti i ri te pagesa dhe raportet: e njëjta rrjedhë, jo lista të shpërndara.

Terminet, E Martë 25 Mars 2026
Ditor Javor
Hënë
Artan B. 09:00MP
Sara M. 11:30Dent.
Martë
Liridon H. 09:30Fizio
Vjosa K. 10:15Laser
Driton A. 14:00MP
Mërkurë
Besa G. 10:00Dent.
Enjte
Rinor L. 09:00Fizio
Teuta M. 13:30MP
Premte
Arjeta B. 11:00Laser

Orar i njëjtë për gjithë klinikën

  • Çdo termin lidhet me mjekun dhe dhomën e duhur
  • Pamje ditore, javore dhe mujore
  • Njoftime dhe rikujtues për stafin
  • Historia e vizitave e lidhur me çdo termin
  • Shumë mjekë dhe dhoma në të njëjtin orar
Pacientët: 186 gjithsej
EmriMjekuVizita e funditGjendja
Artan Berisha Dr. Krasniqi 24 Mars Aktiv
Vjosa Osmani Dr. Morina 22 Mars Aktiv
Liridon Hyseni Dr. Krasniqi 20 Mars Borxh
Blerta Gashi Dr. Berisha 18 Mars Aktiv
Sabrina Bajrami Dr. Krasniqi 15 Mars Aktiv

Profil i plotë i pacientit

  • Historiku i vizitave dhe trajtimeve
  • Alergjitë, medikamentet dhe kushtet mjekësore
  • Nënshkrime dixhitale dhe pëlqime
  • Gjendja financiare dhe borxhet aktuale
  • Kërkim i menjëhershëm me filtra
Vizita: Artan Berisha MP
Ankesa kryesore
Vitalët
Diagnoza
Plani i trajtimit

Dokumentim klinik specifik

  • Formularë të ndryshëm për çdo specialitet
  • Vitalët, diagnoza, plani i trajtimit
  • Të dhëna specialiteti (odontogram, spirometri, etj.)
  • Lidhje me terminin dhe profilin e pacientit
  • Historiku i vizitave të kaluara
Pagesat Shto pagesë
Inkasuar këtë muaj 8,420 EUR
Në pritje 1,200 EUR
Borxhe aktive 340 EUR
PacientiShumaDataStatusi
Artan Berisha 50 EUR 25 Mars Paguar
Vjosa Osmani 120 EUR 24 Mars Paguar
Liridon Hyseni 80 EUR 20 Mars Borxh

Financat pa Excel

  • Regjistrim pagese direkt pas vizitës
  • Fatura me TVSH dhe dokumentacion
  • Gjurmim borxhesh me emër pacienti
  • Paketa trajtimesh me pagesë me këste
  • Raporte financiare automatike
Raportet, Mars 2026 Eksporto PDF
186 Pacientë total
312 Vizita
8.4k EUR inkasuar
Jan
Shk
Mar
Pri
Maj
Qer

Raporte nga i njëjti burim të dhënash

  • Tregues kryesorë në panel
  • Aktivitet dhe trende mujore
  • Përmbledhje sipas periudhës dhe stafit
  • Eksport PDF dhe Excel
  • Krahasim periudhash

Modulet

Çdo klinikë aktivizon vetëm çfarë i nevojitet

Baza mbulon ditën e klinikës. Specialitetet dhe laboratori aktivizohen kur ju duhen, jo si paketë e ngurtë.

Bazë

Menaxhimi i pacientëve

Regjistër i plotë: profil, historik vizitash, alergjitë dhe nënshkrime dixhitale.

  • Profil dhe historik i unifikuar
  • Nënshkrime dhe pëlqime
  • Kërkim i menjëhershëm
Bazë

Kalendari i termineve

Pamje ditore, javore dhe mujore. Mjekë, dhoma dhe termine në të njëjtin kalendar.

  • Rezervim sipas mjekut dhe dhomës
  • Rikujtues dhe njoftime
  • Histori vizitash e lidhur
Bazë

Pagesat dhe faturimi

Pagesa, fatura me TVSH dhe historik financiar. Borxhet shfaqen me emër, jo si totale anonime.

  • Fatura dhe TVSH
  • Paketa trajtimesh
  • Gjurmim borxhesh
Bazë

Raportet dhe analitika

Të ardhura, vizita dhe trende nga të dhënat e regjistruara në sistem. Eksport kur ju duhet.

  • Tregues kryesorë në panel
  • Eksport PDF dhe Excel
  • Analitikë trendesh

ÇFARË NDRYSHON NË PRAKTIKË

Katër pika ku klinika e ndien ndryshimin.

I njëjti orar për gjithë stafin

Terminet rezervohen mbi disponueshmërinë reale. Recepsioni dhe mjeku shohin të njëjtin kalendar, pa verifikime të dyfishta.

Pagesa dhe borxhe të qarta

Çdo pagesë regjistrohet, çdo borxh lidhet me pacientin përkatës. Raportet dalin nga sistemi, jo nga tabela të shpërndara.

Historia e pacientit në një vend

Profili, alergjitë, trajtimet dhe vizitat e kaluara qëndrojnë bashkë. Dosja hapet menjëherë kur stafi ka nevojë për të.

Raporte pa punë manuale

Të ardhurat, aktiviteti dhe trendet mujore shihen direkt në dashboard. Eksporti mbetet opsion, jo mënyra kryesore e punës.

Si funksionon

Rritet me klinikën tuaj

Filloni me bazën. Shtoni module kur klinika është gati, pa prishur çfarë funksionon.

01

Filloni me bazat

Termine, pacientë dhe pagesa nga dita e parë. Setup brenda ditës, stafi fillon pa trajnim të gjatë.

02

Aktivizoni modulet që ju duhen

Mjekësi e përgjithshme, stomatologji, fizioterapi dhe pulmologji me vizita të plota. Për specialitete të tjera: formularë regjistrimi tani, vizita të thella në zhvillim.

03

Zgjeroni pa ndërruar sistemin

Staf shtesë, dhoma të reja ose module klinike shtohen pa ndryshuar asgjë nga ajo që funksionon sot.

Na kontaktoni

Gati ta provoni me klinikën tuaj?

Shkruani pak rreth klinikës. Mund të aktivizoni vetë modulin testues dhe mjedisin e provës (testing environment); na shkruani nëse duheni ndihmë për konfigurimin.

  • Aktivizoni vetë modulin testues
  • Pa kontratë, pa presion
  • Fokus tek klinika juaj

Provo 14 ditë falas

Mjedisi i provës mund të aktivizohet nga vetë klinika; na kontaktoni nëse duheni ndihmë.